Lladrovci për rastin e Ndërmarrjes “Drenica” : Dëmtimi i buxhetit të shtetit jo 5 milion po as një cent sa jam unë kryetar, nuk kalon

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një video të Avokatit të Përgjithshëm, Sami Istrefi ku ai tregon se si kishin arritur që një pronë në Drenas të ja rikthejnë Ndërmarrjes Shoqërore “Drenica”.

Sipas një vendimi të vitit 1996, pronar i asaj toke ishte bërë një serb. Kur kishte filluar shpronësimi, serbi pritej të merrte 5 milionë euro.

Por, Avokati Istrefi në bashkëpunim me kryetarin Lladrovci kishin arritur që atë tokë të ja rikthenin Ndërmarrjes “Drenica” pa dhënë asnjë cent.

“Tentim përfitimi dhe dëmtimi i buxhetit të shtetit jo 5 milion po as një cent, në Drenas sa jam unë kryetar, nuk kalon”, ka shkruar ndër tjera në postimin e tij Lladrovci.

Postimi i plotë: