Sonte në ora 20:45, Ferronikeli përballet me Lincoln Red të Gjibraltarit, me këtë rast, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar tifozët dhe qytetarët ta përcjellin ndeshjen në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ja postimi i Lladrovcit në facebook:
Sot, në ora 20:45, Ferronikeli përballet me Lincoln Red të Gjibraltarit, në garën e parë ndërkombëtare për futbollistët kampion të Drenasit, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo është ngjarje e madhe sportive dhe tifozët e Ferronikelit duhet të tregojnë veten me atmosferë. Ngjarje sportive që duhet parë dhe përkrahur.
Dihet, do të dalim fitues, por duhet të jemi bindës në fitore.
Përpara djem të Ferronikelit. Dëshmojeni pse jeni kampion!







