Kryetari i Drenasit

Lladrovci pas manifestimit kushtuar shpalljes së Pavarësisë në Zvicër: Ju jeni vlerë e shtetit dhe kombit!

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh kryetar i degës së PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lartë organizimin e manifestimit kushtuar shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të organizuar nga dega e PDK-së në Zvicër, ku morën pjesë kryetari Memli Krasniqi, drejtues të lartë të PDK-së dhe qytetarë të shumtë.

Arritjet e Kosovës janë të mëdha dhe nuk ato nuk kthehen prapa, për këtë, mërgata jonë do të jetë e informuar edhe e përfshirë në arritjet e Kosovës dhe kombit tonë. PDK-ja, ka qenë dhe mbetet garanci e shtetit, shtetësisë dhe vlerave të përbashkëta me aleatët që na u gjenden pranë në ditët më të vështira, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në fb:

Mërgata jonë, ka qenë promotor i ndryshimeve pozitive përgjatë një shekulli e gjysmë, kujto këtu shoqatat kulturore shqiptare që sollën vlerat e qytetërimit – abetaren e parë, fjalorët e parë e deri te pavarësia e Shqipërisë. Me nderim kujtojmë mërgatën pas vitit 1981, kontributin për çlirim, shtetformim e shtetndërtim.

Mërgata me dekada solli dritë në atdhe, ndërsa sot, ajo i kontribuon qëndrueshmërisë ekonomike duke financuar familjet, biznesin dhe investimet. PDK si konstantë e shtetit, pas shpalljes së Pavarësisë, e mënjanoi nga agjenda organizimin politik në mërgatë. Këtë vakum të informimit dhe organizimit politik në mërgatë, disa e devijuan të vërtetën, informacionin për Kosovën dhe të arriturat e sajë si storje suksesi. Sot, më shumë se kurrë, fuqizimi i PDK-së në mërgatë është mision dhe detyrim përballë keqinformimit për Kosovën.

Prania e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit me bashkëpunëtorë, në mesin e tyre isha i ftuar edhe unë, me qytetarë nga të gjitha trojet tona, e bënë këtë manifestim të jetë i mrekullueshëm, me atmosferë të paparë të krijuar nga Dega e PDK-së në Zvicër, të drejtuar nga miku im Ragip Xhaka, me rastin e shënimit ë 16 vjetorit të Pavarësisë. Mërgata jonë, ka qenë dhe mbetet energjia e shtetit, interesit nacional dhe përkrahësja më e besueshme e ndryshimeve pozitive në Kosovë. Atmosfera që mbretëroi në këtë manifestim, ma jep bindjen se askush nuk do të ketë më mundësi të bëj politikë në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të sajë.

Arritjet e Kosovës janë të mëdha dhe nuk ato nuk kthehen prapa, për këtë, mërgata jonë do të jetë e informuar edhe e përfshirë në arritjet e Kosovës dhe kombit tonë. PDK-ja, ka qenë dhe mbetet garanci e shtetit, shtetësisë dhe vlerave të përbashkëta me aleatët që na u gjenden pranë në ditët më të vështira. Faleminderit miku im, Ragip Xhaka, drejtues dhe anëtarë të degës së PDK-së në Zvicër për mikpritjen dhe organizimin e shënimit të Pavarësisë së Kosovës. Jemi krenar me Juve dhe arritjet Tuaja. Ju jeni vlerë e shtetit dhe kombit!