Lladrovci: Në stadiumin nacional, do të ofrojmë mikpritje, por fitoret janë tonat!

Me rastin e promovimit të projektit të Stadiumit nacional i cili do të ndërtohet në Drenas, kryetari i komunës Ramiz Lladrovci, ka shprehur gëzim sepse po realizohet premtimi për Drenasin me Stadium nacional.

Ai po ashtu ka shkruar në rrjetin social se në Stadiumin nacional “do të ofrojmë mikpritje tradicionale, por fitoret do të jenë tonat”.

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:

“Projekti i Stadiumit nacional me objektet ndihmëse, i cili sot u prezantua për opinion, shënon suksesin e radhës për komunën tonë, realizim i premtimit tonë, Drenasi me stadium nacional.

Stadiumi nacional, me vlerën e vet si objekt sportiv me standardet e FIFA-s, do të jetë arenë e luanëve tanë, dëshmitarë të fitoreve sikur ato të deritashme.
Aty, ne do të ofrojmë mikpritje tradicionale, por fitoret do të jenë tonat!”