Kryetari i Drenasit

Lladrovci: Liverpooli iu nënshtrua nacionalizmit serb

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vendimit të Liverpoolit për ta lënë Xherdan Shaqirit jashtë listës së skuadrës për ndeshjen në Boegrad kundër Crvena Zvezdas, duke thënë se klubi anglez u gjunjëzua para rrugaçërisë, ekstremizmit dhe nacionalizmit serb.

Jurgen Klopp vendosi ta lërë Xherdan Shaqirin jashtë listës së skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen në udhëtim në Ligën e Kampionëve ndaj Crvena Zvezdës në kryeqytetin serb të martën, duke thënë se politika ka ndikuar në vendin e tij dhe jo siguria e shqiptarit.

“Është lajm fort i keq kur sporti i nënshtrohet ekstremizmit dhe euforisë nacionaliste serbe. Liverpool u gjunjëzua para rrugaçërisë!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.

“Dëm për këtë nënshtrim të këtij klubi që pretendon të jetë i madh, dëm të mos luaj Xherdan Shaqiri e t’ju tregoj se çka mundet shqiptari të bëj edhe pa dron!”

Shaqiri u paraqit ndaj Crvena Zvezdës në ndeshjen e parë në Angli dhe më vonë u shpreh i gatshëm të udhëtojë për në Beograd për t’i ndihmuar skuadrës së tij duke thënë se nuk ia ka frikën askujt.

Por, Klopp duket se vendosi të mos e dëgjojë Shaqirin dhe ta lërë atë në shtëpi për arsyeje politike.

“Kemi vendosur çfarë kemi vendosur. Duhet ta qetësojmë situatën. Nuk mund ta sqarojmë këtë situatë sonte dhe kjo s’është puna jonë. Jemi në Serbi, dhe e respektojmë këtë 100%. Kjo është bota, e tillë është” tha Klopp.

“Politikat gjithmonë kanë ndikuar në jetë, të paktën në jetën që e jetoj unë, kështu janë gjërat. Ama, ne s’jemi këtu për këtë, jemi këtu për të luajtur futboll”, shtoi ai.

Shaqiri i pushtoi mediat botërore pasi e festoi golin e fitores së Zvicrës 2-1 ndaj Serbisë në Kupën e Botës këtë verë, duke e bërë shqiponjën dykrerëshe, e cila gjendet në flamurin kombëtar shqiptar.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10215700749265769&set=a.2037102021200&type=3