Lladrovci lajmërohet nga Spanja: Me lojë presim me i dalldisë, po edhe njohjen me gjasë po e marrim

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka udhëtuar drejt Sevillas për të përkrahur kombëtaren e Kosovës e cila me 31 mars do të zhvillojë ndeshjen si mysafir kundër Spanjës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lladrovci ka thënë se presin që lojtarët e Kosovës t’i ‘dalldisin’ me lojë spanjollët, por sipas tij, edhe njohjen me gjasë po e merr Kosova, shkruan Reporteri.net.

“Arritëm në Spanjë. Me shqiponjat tona. Me lojë, presim me i dalldisë, po edhe njohjen me gjasë po e marrim…Krenar me futbollistët”, ka shkruar Lladrovci.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës të mërkurën mbrëma dhe është e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.

Kosova vjen nga fitorja ndaj Lituanisë në miqësore dhe humbja nga Suedia.

Kurse, Spanja ka barazuar me Greqinë dhe e ka mposhtur në Grupin B.

Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:

Arritëm në Spanjë. Me shqiponjat tona. Me lojë, presim me i dalldisë, po edhe njohjen me gjasë po e marrim…Krenar me futbollistët, xhudistët dhe sportistët tanë që gjithandej botës na bëjnë krenar. Presim të dalim faqebardhë. Përpara djem ju priftë e mbara!