Lladrovci: E vërteta shpërfaqet fuqishëm në Strasburg nga Kryeministri Rama!

Pas fjalimit të Këshillin e Evropës, ku Kryeministri Rama goditi Rezolutën mashtruese të Dick Martyt, reagoi edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka theksuar se E vërteta shpërfaqet fuqishëm në Strasburg nga Kryeministri Rama!

Kryeministri i Shqipërisë dhe i shqiptarëve Rama, shkëlqeu sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rama siç e ka zakon me fjalorin e tij mbresëlënës, të qartë dhe të argumentuar, mbrojti fuqishëm luftën e drejtë e çlirimtare të Ushtrisë së lavdishme, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar Lladrovci.

Ai demaskoi trillimet ruso-serbe të Rezolutës famëkeqe të Dick Maryt, ka deklaruar Lladrovci dhe ka shtuar se ishte një prezantim dinjitoz.

“Një prezantim i tillë dinjitoz është një hap shumë i rëndësishëm drejt jetësimit të nismës së Ramës, për një rezolutë të re të Këshillit të Evropës, me të cilën do të zbardhet e vërteta dhe do të hidhet në koshin e plehrave insinuatat të cilat i ngjajnë filmave fantastiko-shkencor për trafikim organesh, në kohën kur njerëzve ju kanë munguar trajtimet elementare mjekësore”, ka deklaruar Lladrovci dhe ka shtuar:

Kryeministri Rama shkëlqeu, mirënjohje dhe falënderim, po tanët?