Ljungberg do të jetë ndihmësi i Artetas te Arsenali

Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta do të ndihmohet nga Fredi Ljungberg, Albert Stuivenberg dhe Steve Round, konfirmoi klubi të martën.

Ljungberg shërbeu si trajner i përkohshëm pas largimit të Unai Emery, duke përfshirë marrjen e përgjegjësisë për barazimin 0-0 në Everton ndërsa Arteta vëzhgoi nga shkallët e stadiumit.

Dyshja zhvilluan biseda pas ndeshjes në “Goodison Park” dhe Arteta zbuloi të hënën se suedezi do të qëndronte në klub si pjesë e stafit të tij të ri.

“Unë fola me të pas ndeshjes, i thashë atij që dua ta kem me vete dhe dua të di se çfarë po ndjehej”, u tha Arteta gazetarëve pas ndeshjes kundër Everton.

“Ne vendosëm se gjëja më e mirë do të ishte që ai të vazhdonte me ne. E njoha pak dhe do të fillojmë një kapitull të ri dhe ai ishte shumë pozitiv”.