Liverpooli turpërohet në shtëpi nga Evertoni, humbja e 4-të rresht VIDEO

Skuadra e Liverpoolit ka pësuar disfatë në shtëpi ndaj Evertonit. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0.

Goli i parë erdhi në minutën e tretë të ndeshjes ku pas një aksioni nga mesfusha, Richarlison realizoi për 1-0.

Ndeshja vijoi me raste të mira shënimi nga të dy skuadrat, ndërsa mysafirët, përmes një penaltie në minutën e 83-t, ngritën epërsinë në 2-0. Nga pika e bardhë i saktë ishte Gylfi Sigurdsson.

Me këtë fitore, Evertoni renditet në pozitën e shtatë me 40 pikë, aq sa ka Liverpooli që gjendet një pozitë më lartë.

Kjo ishte humbja e katërt rresht e Liverpoolit në Premier Ligë.

Fitoren e fundit kundër Liverpoolit në Anfield, Evertoni e kishte bërë më 27 shtator 1999, derisa të fundit si vendase e kishte arritur më 2010.