Liverpooli synon t’i mbajë gjatë Van Dijkun e Alissonin

Drejtuesit e Liverpoolit janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë të re mbrojtësit holandez, Virgil van Dijk dhe portierit Alisson, kanë raportuar mediumet angleze.

Të dy futbollistët janë bërë lojtarë kryesorë në rezultatet e fundit pozitive të Liverppoolit dhe shpresojnë ta vazhdojnë më gjatë bashkëpunimin.

28-vjeçari Vaj Dijk me Liverpoolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023, derisa 27-vjeçari Alisson është i lidhur deri në vitin 2024.