Liverpooli s’ka të ndalur, mposht në udhëtimin Tottenhamin e Mourinhos VIDEO

Liverpooli ka arritur të marr një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka vazhduar serinë e fitoreve në kampionat, duke mposhtur Tottenhamin në udhëtim dhe quar në 21 ndeshjet pa humbje këtë sezon.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë më të mirë të Liverpoolit dhe raste më shumë të krijuara, duke shënuar edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 37-të dhe ishte Roberto Firmino, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të Mohamed Salah.

Në pjesën e dytë, Spurs arritën të kthehen në lojë duke krijuar më shumë raste në tentim të barazimit, ndërsa Reds luanin qetë dhe provonin me kundërsulme.

Rastet më të mira në këtë pjesë ishin ai i Heung-min Son (74’) dhe Giovanni Lo Celso (82’), por asnjëri nuk arritën ta tundin rrjetën dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Reds 1-0.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ngrit edhe më shumë epërsinë në vendin e parë me 61 pikë apo 16 më shumë se vendi i dytë, ndërsa Spurs renditet të tetit me 30 pikë.

Në ndeshjen  e radhës, Reds e presin në Anfield rivalin e urryer Manchester Unitedin, ndërsa Tottenhami udhëton te Watfordi.