Liverpooli shënon fitore dhe ngrihet në tabelë

Liverpooli ka vazhduar me fitore në Premier league të Anglisë. Liverpooli të hënën shënoi fitore në udhëtim ndaj Aston Villas me rezultatin 3:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 17-të të Premier Leagues së Anglisë. Mohamed Salah shënoi golin e hershëm për epërsinë e parë.

Ai shënoi në minutën e 5-t, ndërsa në minutën e 37-të, Salah asistoi për Virgil van Dijkun. Aston Villa u kthye në pjesën e dytë dhe shënoi gol në minutën e 59-të. Por, Aston Villa u ndal vetëm me golin e shënuar nga Ollie Watkins. Nëntë minuta para fundit të takimit, Stefan Bajçetiq realizoi golin e tretë për ekipin e udhëhequr nga Jurgen Klopp. Me këtë fitore, Liverpooli është ngritur në vendin e gjashtë me 25 pikë. Aston Villa zë vendin e 12-të me 18 pikë.

Golat:

https://dubz.co/v/ktt7g4

https://dubz.co/v/6dskf8

https://dubz.co/v/4h9yz9