Liverpooli rivalizon Real Madridin për David Neres

David Neres mund të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sulmuesi brazilian falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Real Madrid është skuadra më e interesuar për shërbimet e brazilianit dhe është gati të paguajë deri në 60 milionë euro për të.

Mirëpo së fundmi garës për anësorin brazilian i është bashkuar edhe gjiganti anglez Liverpool.

Sipas raportimeve të fundit të mediave angleze, trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e brazilianit në janar.

The Reds pasi nuk kanë shpenzuar shumë në verë për transferime, janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga Ajaxi prej 60 milionë eurove për lojtarin.

Gjithsesi interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe ekipet tjera si Napoli, PSG, Borussia Dortmund, Bayern Munich e Chelsea.

loading…