Liverpooli pësoi disfatën e dytë rresht në Anfield

Kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpooli, e ka pësuar disfatën e dytë rresht në Premier League në stadiumin “Anfield”.

Kjo gjë i ndodh për herën e parë që prej vitit 2012. Javë më parë u mposht nga Burnley, ndërsa të mërkurën mbrëma u mposht me rezultatin identik 1:0 nga skuadra e Brightonit në kuadër të xhiros së 22. Golin e vetëm në këtë duel e shënoi Steven Alzate në minutën e 56-t. Te Liverpooli si titullar luajti Xherdan Shaqiri ndërsa u zëvendësua në minutën e 64-t. Tre minuta para fundit, te Brightoni mysafir u inkuadrua në lojë sulmuesi Andi Zeqiri. Liverpooli me këtë disfatë mbetet me 40 pikë në vendin e katërt, kurse Brightoni në 22 ndeshje ka marrë 24 pikë dhe është në vendin e 15-t.