Liverpooli kthehet në Premierligë pas humbjes 2-1 nga rivali për titull, Manchester City.

Skuadra e Jurgen Klopp mbetet në krye të tabelës me katër pikë më shumë se skuadra e Pep Guardiolës.

Të kuqtë luajnë sot si mysafir ndaj Brightonit në kuadër të xhiros së 22-të duke filluar prej orës 16:00.

Xherdan Shaqiri është rikthyer në formacionin bazë, dhe sot e nis lojën nga minuta e parë.