Liverpooli pa problem ndaj West Hamit, vazhdon sigurt marshimin drejt titullit

Liverpooli e ka fituar pa problem sfidën e sotme në udhëtim ndaj West Hamit.

Skuadra e Jurgen Kloppit ka shënuar fitore prej 2 me 0, një ndeshje që e dominuan totalisht, transmeton Koha.net.

Golin e parë e shënoi Mohamed Salah në minutën e 35 nga penaltia.

E egjiptiani u përfshi edhe në golin e dytë ku asistoi për Oxlade-Chamberlainin në minutën e 52.

Në krye të tabelës Liverpooli tani ka 70 pikë, pas 24 xhirove. Kurse West Hami në vendin e 17 ka 23 pikë.