Liverpooli ka vazhduar ecurinë pozitive në Premier League, teksa sot ka arritur fitoren e radhës ndaj Sheffield Unitedit.
Ishte kjo fitorja e shtatë nga shtatë ndeshje në Premier League për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp, shkruan Ballkani.info.
Megjithatë, Liverpooli vuajti sot për t’i arkëtuar 3 pikët, me Georgino Wijnaldum që bëri dallimin me golin e shënuar në minutën e 70-të, pas një gafe të portierit Henderson.
https://vc.sporttube.com/video/2019/9/28/U7tCCCG.mp4?_=4
Duhet thënë se “The Reds” nuk patën asnjë goditje në portë gjatë pjesës së parë, ndërsa për ta parë goditjen e parë në kuadrat u desht të pritej minuta e 70-të kur edhe u realizua goli i fitores.
Në fund u mbyll me fitoren e Liverpoolit që grumbullon kështu 21 pikë nga 21 të mundshme, dhe çon diferencën në 8 pikë me rivalin Manchester Cityn, që ndeshjen e kësaj xhiro e zhvillon sot në orën 18:30 përballë Evertonit. /Ballkani.info/







