Liverpooli nuk është i gatshëm ta shesë Firminon

U raportua se Liverpooli po mendon ta shesë Roberto Firminon me të përfunduar ky sezon.

Por, Daily Star raporton se The Reds nuk e duan largimin e brazilianit edhe për disa vite, shkaku që Jurgen Klopp i beson shumë lojtarit.

Bayern Munich thuhet se e dëshiron transferimin e Bobi Firminos, mirëpo trajneri gjerman ka refuzuar shitjen e tij në këtë verë.

Gjashtë herë kampioni evropian po e kërkon transferimin e Timo Werner nga Rasenball Sport Leipzig, derisa të dyja klubet janë në bisedime.

Liverpooli mendohet se është në garë edhe për Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit, e për të janë të interesuar edhe Manchester United e Chelsea.

Sidoqoftë, skuadra angleze nuk e ka në plan të shesë sulmuesin brazilian edhe nëse e transferon Wernerin.