Liverpooli nis me fitore të thellë sezonin e ri në Premier Ligë

Liverpooli ka nisur me fitore të thellë sezonin e ri në Premier Ligë, duke e mposhtur 4 me 1 Norwichin.

Të katër golat, ekipi i Jurgen Kloppit i realizoi në pjesën e parë.

Një autogol i Hanleyt dhe nga një gol i Mohamed Salahut, Virgil van Dijkut e Divock Origit ia dhanë tri pikët e para skuadrës nga Anfieldi.

Pukki ishte golashënuesi i vetëm për Norwichin.

Te Liverpooli në këtë ndeshje u lëndua portieri Alisson Becker, ndërsa nuk u paraqit fare ylli shqiptar Xherdan Shaqiri.

loading…