Liverpooli në garë për Haalandin

Pas Manchester Unitedit e Tottenhamit edhe skuadra e Liverpoolit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit norvegjez Erling Haaland, kanë njoftuar mediumet angleze.

19-vjeçari, i cili është pjesë e Red Bull Salzburgut po shkëlqen këtë edicion me paraqitjet e tij dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Ai ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar pesë herë në 11 ndeshje në të gjitha garat.

Haaland te Salzburgu u transferua në janar të këtij viti nga Molde dhe ka kontratë me ekipin austriak deri në vitin 2023.

loading…