Liverpooli e ka mbyllur turin parasezonal në Shtetet e Bashkuara me një barazim 2-2 kundër Sporting të mërkurën mbrëma.

Mesfushori Bruno Fernandes, që kërkohet nga Manchester Unitedi, e kaloi Sportingun në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë në Yankee Stadium.

Liverpooli reagoi mirë dhe Divock Origi e barazoi rezultatin në 1-1 duke shënuar në portën boshe pasi goditja e Jordan Henderson u mbrojt në minutën e 20-të.

Skuadra e Jurgen Klopp kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë falë golit të Georginio Wijnaldum.

Sportingu e barazoi rezultatin në 2-2 në fillim të pjesës së dytë përmes Wendel, pas një super asisti nga Fernandes.

Edhe pse pati shumë raste dhe i krijoi shumë punë Simone Mignoletit, skuadra portugeze nuk arriti ta shënojë golin e fitores.

https://www.youtube.com/watch?v=r3DRoCbW4K0