Liverpooli mund ta fitojë titullin në fushë, ja kur kthehen emocionet e Premierligës

Qeveria britanike thotë se ka pasur përparim në planet për rinisjen e futbollit profesional anglez pas takimit me shoqatat e futbollit Premier League, FA dhe English Football League të enjten.

Sekretari për kulturë i qeverisë britanike Oliver Dowden shtoi po ashtu se planet për vazhdimin për sport “duhet të përfshijnë zgjerimin e qasjes së shikimit të drejtpërdrejtë për tifozët”.

Në ndërkohë, zyrtari i dytë më i lartë shëndetësor në Angli tha se çdo rinisje do të jetë “e ngadaltë” dhe “e matur”.

Tani ju takon autoriteteve të futbollit të pajtohen dhe të finalizojnë detajet e planit të tyre dhe ka vullnet të mirë që kjo të arrihet tha sekretari Dowden.

Premier League do të takohet të hënën, kur futbollistët e ligës elite mund të kthehen në stërvitje grupore duke respektuar sipas protokolleve të distancimit shoqëror. Shpresohet se ata do t’i kthehen garës me 12 qershor, me ndeshje që do të luhen pa shikues.