Liverpooli mund me përmbysje Brojën me shokë, çështja e titullit në Angli vendoset javën e fundit

Liverpooli ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 37-të kundër Southamptonit.

“Të Kuqtë” triumfuan 1:2 me përmbysje në rezultat në “St. Mary Stadium”.

Liverpoolit iu vështirësuan punët në minutën e 13-të kur Redmond realizoi supergol për t’ia dhënë avantazhin vendasve.

Baraspesha u rikthye në minutën e 27-të kur Minamino me goditje të fuqishme nga afërsia barazoi rezultatin.

Po rrjedhte minuta e 67-të e takimit kur mbrojtësi, Joel Matip shënoi gol të bukur me kokë për t’ia siguruar Liverpoolit tre pikëshin dhe të njëjtën kohë për t’ia shtyrë festën e titullit rivalëve të Manchester Cityt.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja u paraqit nga minuta e parë deri në të 83-tën për nikoqirët.

Liverpooli me këtë fitore ka 89 pikë në pozitën e dytë, një më pak se City kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund të edicionit.

Southamptoni ka 40 pikë dhe pozicionohet në vendin e 15-të.