Liverpooli ka shënuar fitore të thellë me rezultatin 4-1 ndaj Cardiff Cityt në “Anfield” në kuadër të javës së 10-të në Premierligë.
Në pjesë të parë u shënua vetëm një gol, atë e bëri Mohamed Salah, i cili në minutën e 10’ të takimit shënoi nga afërsia e golit.
Në pjesën e dytë për 2-0 u përkujdes Sadio Mane, i cili në minutën e 66’ shëno një gol të bukur me këmbën e majtë.
Cardiff City arriti ta ngushtojë rezultatin në 2-1 me anë të Callum Paterson në minutën e 77’, mirëpo nuk ishte i mjaftueshëm për të marrë pikë në “Anfield”.
Për 3-1 ishte Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një supergol pasi i shmangu dy lojtarë të Cardiffit, dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Golin e fundit të ndeshjes e shëno Sadio Mane, që për të ishte goli i dytë personal i ndeshjes.
Me këtë fitore djelmoshat e Jurgen Kloppit i kanë grumbulluar 26 pikë dhe janë ngritur në vendin e parë.
Liverpool në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojë si mysafir për në Londër kundër Arsenalit, ndërsa Cardiff Coty e pret Leicester Cityn.







