Liverpooli me zero blerje për shkak të krizës nga koronavirusi

Liverpooli duket se do të bëjë zero blerje gjatë merkatos së verës si rrjedhojë e krizës se Koronavirusit.

Klubet e Premier Leagues, që janë ende në pritje të mbylljes së sezonin, do t’i ulin në maksimum shpenzimet në blerjen e lojtarëve cilësore e këtu nuk bën përjashtim kampioni në fuqi i Europës.

“Daily Mirror” shkruan se, në rrethana normale, “The Reds” do të kishin ndjekur lojtarë për një të ardhme afategjatë si Timo Werner dhe Houssem Aouar.

Por për shkak të çmimit të shtrenjtë të dy lojtarëve në fjalë (mbi 40 milioë stërlina secili), klubi i dytë më i pasur në Angli do të duhet të presë e të rregullojë buxhetin, që është tronditur nga kriza e COVID-19.

Edhe nëse klubet angleze do t’i marrin të plota paratë e të drejtës televizive (sigurisht nëse do luhen javët e mbetura), sërish do të krijohet një hendek jo i vogël nga mungesa e të ardhurave në shitja e biletave, duke qenë se pjesa e mbetur e sezonit është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura. Për çdo takim një skuadër mesohet se do të humbë rreth 3 milionë stërlina.

Gjithsesi, Liverpooli do ta “pastrojë” organikën nga lojtarët që janë në përfundim të kontratës, por do të mbajë të gjithë “yjet” e tij, për ta nisur sezonin e ri p fytyra të reja.

Financat e Liverpoolit, megjithatë mbeten të shëndosha në krahasim me çdo klub tjetër Premier League.

“The Reds”, para se të pllakoste pandemia, parashikohej të parakalonin Manchester City-n dhe madje të kapnin rivalët Manchester United me të ardhurat e tyre bruto.