Liverpooli ‘makineri’ golash, shkatërron Norwichin në pjesën e parë

Në “Anfield” po luhet ndeshja e parë e sezonit të ri të Premierligës mes Liverpool dhe Norwich.

Sapo ka përfunduar pjesa e parë, ku kampionët e Europës për klube u treguan të papërmbajtshëm me 4 golat e shënuar.

Në fakt ishte një autogol i Hanley, i cili në përpjekje për ta larguar topin, e dërgon pa dashur në rrjetë, 1-0 për Liverpoolin.

Skuadra e Klopp nuk ndalet dhe në të 19’ Salah realizon edhe golin e dytë, pas një kombinimi brenda zone me Firminho.

Më pas, Salah nga një goditje këndi në minutën e 28-të kroson dhe Van Dijk trefishon avantazhin e redsave.

Nuk mbaron me kaq pjesa e parë, pasi Origi me kokë (42’) realizon golin për 4-0.

loading…