Liverpooli kërkon 20 milionë paund për Origin

Sulmuesi belg Divock Origi nuk bën pjesë në planet e trajnerin Jurgen Klopp dhe klubi i Liverpoolit ka vendosur ta nxjerrë zyrtarisht në shitje, pas 4 sezonesh.

Drejtuesit e “The Reds” kanë deklaruar se janë të hapur ndaj ofertave në drejtim të belgut, duke fiksuar edhe çmimin e kartonit, që është rreth 20 milionë paundë.

Për Origin ka shprehur interes edhe klubi tjetër i Liverpoolit, Evertoni, që duket se është gati të paguajë paratë dhe t’i besojë vendin e lënë bosh nga Lukaku.