Liverpooli kalon tutje në Kupën FA

Liverpooli ka arritur të kualifikohet në 1/8 e finales në Kupën FA në Angli.

Skuadra liderë e Premier Ligës arriti të eliminojë Shrewsburyn tek pas ndeshjes së kthimit, pasi ndeshja e parë u mbyll baras 2 me 2.

Në të dytën, Liverpooli fitoi ngushtë 1 me 0 me autogolin e Ro-Shaun Williamsit.

Në fazën tjetër, Liverpooli do të përballet me Chelsean.