Liverpooli kalon pengesën Newcastle, konfirmohet lider

Liverpooli ka vazhduar serinë e fitoreve, teksa sot në mesditë mposhti 3-1 Newcastle.

Ishin mysafirët atë që kaluan të parët në avantazh në minutën e 7-të me mbrojtësin holandez, Jetro Willems, shkruan Ballkani.info.

https://www.youtube.com/watch?v=KiHWqYZQ8M8

Liverpooli u përgjigj me Sadio Manen që barazoi rezultatin në minutën e 29-të.

https://www.youtube.com/watch?v=qawlttnWwr0

11 minuta më vonë ishte sërish ylli senegalez që përmbysi rezultatin.

https://www.youtube.com/watch?v=2SgHy9-2BYo

Tre pikët Liverpoolit ia siguroi Mohamed Salah me golin e shënuar në minutën e 72-të.

https://www.youtube.com/watch?v=_EVRTOUoWvA

Deri në fund kishte edhe pak minuta për Xherdan Shaqirin, i cili mori vendin e Wijnaldum në minutën e 84-të.

Kjo ishte fitorja e 5-të nga 5 ndeshje për “The Reds”, të cilët kryesojnë tabelën e Premierligës me 15 pikë, 5 më shumë se Manchester City që sot përballet me Norwichin në orën 18:30. /Ballkani.info/

loading…