Liverpooli kalon edhe pengesën Watford, titulli më afër (Video)

Liverpooli e ka mposhtur 2-0 Watfordin në “Anfield” në ndeshjen hapëse të javës së 17-të në Premier League.

Ylli i ndeshjes ishte Mohamed Salah që e shënoi nga një gol për secilën pjesë.

Te “The Reds” u paraqit si startues edhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri që qëndroi në fushë deri në minutën e 70-të kur i la vendin Oxlade-Chamberlain.

Liverpooli me këtë fitore arrin kuotën e 49 pikëve në krye të tabelës, 11 më shumë se përcjellësi i parë Leicester City që ndeshjen e kësaj jave ende nuk e ka zhvilluar.