Liverpooli ka refuzuar ofertat e Romës dhe Sevillas për Shaqirin

Liverpooli ka hedhur poshtë ofertat e Romës dhe Sevillës për huazimin e Xherdan Shaqiri dhe do ta mbajë yllin shqiptar të paktën deri në fund të sezonit.

Shaqiri po tërheq interesin e shumë klubeve evropiane, pasi ai nuk është një lojtar i formacionit te Jurgen Klopp këtë sezon.

28-vjeçari ka startuar vetëm në tri ndeshje, e fundit kundër Monterrey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube muajin e kaluar.

Një seri lëndimesh nuk e kanë ndihmuar Shaqirin, që edhe në ndeshje me Manchester Unitedin, mbeti jashtë për shkak të një tendosje të vogël të muskujve.

Ai shpreson të rikthehet për raundit e katërt të FA Kupës kundër Shrewsbury këtë fundjavë.

Sevilla, përmes drejtorit sportiv Monchi, bëri ofertë zyrtare për të nënshkruar me Shaqirin si huazim këtë muaj, ndërsa Roma e ka kontaktuar klubin përmes ndërmjetësve.

Të dyjave u është thënë se Liverpooli nuk e ka ndërmend ta largoj lojtarin në këtë afat.