Liverpooli i shkakton “debakël” Rangersit, Bayerni fiton lehtësisht te Plzen dhe siguron kalimin tutje

Liverpooli dhe Bayern Munich kanë shënuar fitore në rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Të Kuqtë” triumfuan 1:7 kundër skuadrës skoceze në “Ibrox Stadium”.

Mohamed Salah realizoi het-trik brenda pesë minutave, ndërsa golat tjerë për Liverpoolin i shënuan Firmino, Nunez dhe Elliott.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Arfield.

Me këtë fitore Liverpooli ka nëntë pikë në vendin e dytë në Grupin A, ndërsa Rangers është pa pikë në pozitën e fundit.

Fitore të thellë ka marrë edhe Bayern Munichu në Grupin C kundër Viktoria Plzenit në udhëtim me rezultat 2:4.

Mane, Muller dhe dy golat e Goretzkas vulosën triumfin e bavarezëve, ndërsa dy golat për Plzenin i realizunan Vlkanova dhe Kliment.

Bayerni ka 12 pikë në vendin e parë duke siguruar kalimin tutje. Plzeni është pa pikë në vendin e fundit