Liverpooli i Shaqirit pëson në Paris, rrezikon të eliminohet
Liverpooli ka pësuar humbje prej 2 me 1 në udhëtim te PSG-ja në kuadër të Ligës së Kampionëve.
2 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm.
Bernat e Neymar shënuan golat për PSG-në, kurse të vetmin gol për “Të Kuqtë” e shënoi Milneri.
Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje luajti nga minuta e 77-të
Liverpooli që në ndeshjen e fundit e pret Napolit, mban vendin e tretë në Grupin C me 6 pikë. Kurse në vendin e dytë PSG-ja ka 8 pikë, e cila në ndeshjen e fundit luan ndaj Crvena Zvezdës.