Derbi

Liverpooli i Shaqirit kundër Arsenalit të Xhakës dhe Mustafit, formacionet zyrtare

Liverpooli i Xherdan Shaqirit, shqiptarit të Zvicrës që sonte e nis si titullar, do të përballet me Arsenalin e Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, dy shiptarëve tjerë, të dy titullarë po ashtu, në derbin e javës në Premierligë në “Anfield”.

Liverpooli i Xherdan Shaqirit, kosovarit të Zvicrës që sonte e nis nga stoli, do të përballet me Arsenalin e Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, ky i pari titullar ndërsa i dyti në stol, në derbin e javës në Premierligë në “Anfield”.

Liverpooli futet në këtë ndeshje në krye të Premierligës dhe me vetëbesim skuadra e vetme e pamposhtur deri tani dhe me gjashtë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Tottenham.

Liverpooli mund të mburret me rekordin gati të përkryer këtë sezon, 16 fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje.

Nuk është e vështirë ta shohësh përse të kuqtë janë një nivel më lartë se rivalët e vet. Ata janë të pamposhtur në shtëpi, 8 fitore dhe 1 barazim, janë skuadra e dytë me më së shumti gola të shënuara, 43, dhe kanë pranuar më së paku gola këtë sezon deri tani, vetëm 7.

Ndërkohë, Arsenali ka shtatë ndeshje që nuk fiton ndaj Liverpoolit, 4 barazime dhe 3 humbje në shtatë ndeshjet e fundit.

Klubi londinez do të kërkojë, megjithatë, fitore në mënyrë që të kalojë në vendin e katërt në renditje, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Takimi nis në orën 18:30 dhe zhvillohet në “Anfield”.