Liverpooli i kthehet fitores në Premier League

Liverpooli e ka fituar me mund ndeshjen ndaj Wolverhamptonit në udhëtim ndeshjen e xhiros së 28-të të Premier Leagues së Anglisë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp e fitoi të hënën ndeshjen me rezultatin minimal, 1:0 me golin shënuar nga Diogo Jota. Portugezi e shënoi golin e fitores në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Te Liverpooli nuk u paraqit fare futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, ndonëse ishte në stol.

Me këtë fitore Liverpooli është ngritur në vendin e gjashtë me 46 pikë, ndërsa Wolverhamptoni zë vendin e 13-të me 35 pikë.