Liverpooli nuk ka më interes për lojtarin e Lyonit, Nabil Fekir, pavarësisht raporteve të kundërta që vijnë nga Franca.
Kështu bën me dije sot “Independent”. U përfol se “The Reds” kishin rënë dakord për një kontratë prej 53 milionë eurosh me klubin francez, për të marrë Fekir, kampion bote me “gjelat”, verën e kaluar, por kampionët e Europës u tërhoqën për shkak të shqetësimeve në gju të tij.
Këto shqetësime në gju ekzistojnë ende për fantazistin francez, çka e ka shtyrë klubin nga “Anfield” ta nxjerrë jashtë listës së dëshirave në merkato, pavarësisht raporteve mediatike se një marrëveshje 5-vjeçare i ishte ofruar 26-vjeçarit.







