1-1

Liverpooli gabon sërish, pranon gol në fund të ndeshjes

Liverpooli nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Brightoni.

Vendasit patën një rast ideal për të kaluar në epërsi në minutën e 20 të ndeshjes, por nga penaltia i pasaktë ishte Maupay.

E në pjesën e dytë Liverpooli arriti të kalojë në epërsi në minutën e 60 përmes Diogo Jotas, i cili shënoi pas asistimit nga Salahu.

Megjithatë, Brightoni nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 90+2. Gross ishte ai që shënoi nga penaltia.

Liverpooli tani ka 21 pikë në vendin e parë, derisa Brightoni në vendin e 16 ka 10 pikë.