Liverpooli futet në garë për Chiesan

Mediat italiane raportojnë se skuadra e Liverpoolit ka kërkuar informacione nga Fiorentina, për blerjen e sulmuesit Federico Chiesa.

“The Reds” duket se kanë ndërmend të investojnë për talentin e skuadrës vjollcë, që shihet si zëvendësuesi ideal i Salah, në rast largimi të egjiptianit.

Për Chiesën interesohet shumë edhe Juventusi, por pronarët e Fiorentinës nuk ulen në bisedime pa një minimum prej 70 mln eurosh, shifër që bardhezinjtë nuk mund ta paguajnë.