Liverpooli fiton thellë ndaj Genkut, grupit i prin Napoli

Liverpooli ka shënuar fitoren e dytë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Kampioni aktual fitoi 1 me 4 ndaj Genkut në xhiron e tretë të Grupit E.

Oxlade-Chamberlain shënoi dy golat e parë, para se Sadio Mane e Mohamed Salah të shtonin nga një. Odey shënoi golin e vetëm për Genkun.

Në grupin e njëjtë, Napoli fitoi 2 me 3 ndaj Salzburgut. Dries Mertens shënoi dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi Lorenzo Insigne. Te Salzburgu dy golat i shënoi supertalenti Haaland.

Napoli i prin Grupit E me shtatë pikë, një para Liverpoolit. Salzburgu ka tri në vendin e tretë, e Genku një në vend të fundit.