Liverpooli fiton ngushtë ndaj Genkut

Kampioni i Evropës, Liverpooli, ka shënuar fitore të ngushtë në rrethin e katërt të Grupit E ndaj Genkut në Ligën e Kampionëve.

Wijnaldum dhe Oxlade-Chamberlain realizuan për fitoren 2 me 1. Samata shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Në tabelë, Liverpooli është lider me nëntë pikë, një para Napolit. Katër pikë ka Salzburgu e vetëm një Genku.

loading…