Liverpooli fiton me përmbysje te Aston Villa, vazhdon luftën për titull në Premierligë

Liverpooli e ka fituar me përmbysje takimin e javës së 33-të në Premierligë kundër Aston Villës.

“Të Kuqtë” triumfuan 1:2 në stadiumin “Villa Park”, ndonëse u gjendën në disavantazh në start të takimit.

Douglas Luiz realizoi për Aston Villën në minutën e tretë të takimit, duke befasuar mysafirët.

Megjithatë, festën e madhe të tifozëve dhe ekipi nikoqir e ndali në gjysmë mbrojtësi, Joel Matip që barazoi shifrat vetëm tre minuta më vonë.

Për golin e dytë dhe të fitores për Liverpoolin u desh të pritej minuta e 65-të kur Sadio Mane realizoi gol të bukur me kokë.

Kësisoj, Liverpooli me këtë fitore barazon pikët në 86 me Manchester Cityn që ka një ndeshje më pak kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të edicionit.

Aston Villa përkundër disfatës mbetet në pozitën e 11-të me 43 pikë të grumbulluara.