Liverpooli ka marrë një fitore të madhe dhe shumë të vështirë kundër Newcastle United në kuadër të javës së pestë në Premierligë.
“Të Kuqtë” triumfuan 2:1 ndaj Newcastles në “Anfield” me golin e fitores që erdhi në minutën e tetë shtesë.
Shifrat u zhbllokuan në minutën e 38-të kur Isak debutoi me gol duke i dhënë epërsinë mysafirëve.
Liverpooli u rikthye në lojë në pjesën e dytë kur Firmino barazoi rezultatin në minutën e 60-të.
Kur të gjithë po bëheshin gati që ndeshja të përfundonte, Fabio Carvalho në minutën e tetë shtesë ia dhuroi fitoren vendasve.https://streamable.com/e/2q6fr5
Me këtë fitore, Liverpooli ngritët në vendin e katërt me tetë pikë, ndërkohë që Newcastle bie në të 11-tin me vetëm gjashtë pikë







