Liverpooli fiton me përmbysje dhe shkon +6 me Man Cityn

Liverpooli ka quar diferencën sërish në +6 me Manchester Cityn.

Të besuarit e Jurgen Klopp kanë marrë pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 2-1 Tottenhamin e Mauricio Pochetinos.

Për t’i rrëmbyer tri pikë, Liverpooli u desh të djersitej shumë përgjatë 90 minutave, për shkak se portieri, Paulo Gazzaniga ishte në natën e tij, duke bërë disa pritje të mrekullueshme.

Tottenham e nisi furishëm duke shënuar për 0-1 në sekondën e 57-të, për t’i vështirësuar punën vendasve.

Salah, Arnold, Van Dijk, Firmino, ishin disa që tentuan në pjesën e parë, por Paulo Gazzaniga ua mohoi të gjithëve golin.

Sido që të jetë, pjesa e dytë ishte e rezervua për vendasit dhe gjithçka u zhbllokua në minutën e 52-të, kur Henderson shënoi për 1-1.

Derisa në minutën e 75-të, pas një ndërhyrje në Manen, vendasit fituan penallti të cilën e konvertoi në gol Mohamed Salah, duke shënuar për 2-1 në minutën e 75-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitore, Liverpooli është shkëputur sërish në gjashtë pikë nga Manchester City, 28 me 22.