Premier Liga

Liverpooli fiton derbin e madh anglez, ikën edhe më shumë në krye të tabelës

Liverpooli ka fituar derbin e madh anglez ndaj Manchester Unitedit, 2 me 0, për të ikur edhe më shumë në krye të tabelës në Premier Ligë.

“Të Kuqtë” dominuan gjatë gjithë ndeshjes, për të mposhtur ekipin që ishte i vetmi i cili i mori pikë në gjysmën e parë të sezonit.

Virgil Van Dijk në minutën e 14-të dhe Mohamed Salah në minutën e 93-të realizuan golat për fitoren e Jurgen Kloppit.

Në tabelë, Liverpooli prin me 64 pikë, plot 16 më shumë se ndjekësi i parë Manchester City. Leicesteri tani është i treti me 45 pikë. Unitedi ka 34 në pozitën e pestë.