Liverpooli e ka fituar bindshëm derbin ndaj Chelseat me rezultat 4:1, shkruan Ballkani.info.

Skuadra e Jurgen Klopp e ka dominuar plotësisht ndeshjen dhe me shumë meritë ka fituar për ta vazhduar kështu rrugën drejtë titullit të kampionit.

Në anën tjetër Chelsea nuk po jep shenja përmirësimi dhe skuadrës i duhet shumë punë për t’u kthyer në nivel të lart ku ishte më parë. /Ballkani.info