Me Sadio Manen pranë kalimit te Real Madridi këtë verë, thuhet se Liverpooli e ka gjetur njeriun që do ta zëvendësojë senegalezin në Anfield.
Në një kohë thashethemesh se Real Madridi do ta rrëmbejë Sadio Manen, si pjesë e përpjekjeve të Zinedine Zidane për ta ndryshuar skuadrën në verë, thuhet se Liverpooli është duke u përgatitur për largimin e mundshëm të tij.
Sipas Mirror, “The Reds” e kanë identifikuar anësorin e Lyonit, ish yllin e Manchester Unitedit, Memphis Depay si njeriun e duhur për ta zëvendësuar Manen, nëse senegalezi largohet në drejtim të Spanjës.
Thuhet se Liverpooli beson se mund ta transferojë Depay për rreth 60 milionë euro.
Depay, i cili është pjesë e Lyonit që prej vitit 2017, i ka shënuar tetë gola në 39 ndeshje për klubin e Ligue 1 këtë sezon.
25-vjeçari është në formë të lartë, të cilën e ka shfaqur edhe me Kombëtaren e Holandës, duke i shënuar shtatë gola dhe duke i dhënë katër asiste në tetë ndeshjet e fundit.







