Liverpooli ka përfunduar pjesën e parë në “Anfield” në epërsi 1:0 ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Georginio Wijnaldum (43’) shënoi golin e epërsisë për Liverpoolin. Kampioni i Evropës me këtë rezultat do të shkojë në shtesa, pasi ndeshjen e parë në Madrid e humbi 1:0.
Në ndeshjen tjetër Paris Saint-Germaini ka mbyllur pjesën e parë ndaj Borussia Dortmundit me rezultatin 2:0.
Golat i kanë realizuar Neymar (28’) dhe Juan Bernat (45’+2). Ndeshja e parë në Dortmund ka përfunduar me fitore 2:1 të skuadrës gjermane.
Ndeshja në Paris po luhet pa shikues shkaku i koronavirusit.







