Angli

Liverpooli e paralajmëron derbin e të dielës ndaj Man United me supergolin e Shaqirit

Liverpooli e pret të dielën rivalin e përbetuar Manchester Unitedin në “Anfield” në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë.

Liverpooli aktualisht është në krye të Premierligës me një pikë më shumë se Manchester City, dhe në faqen zyrtare në Facebook e ka paralajmëruar derbin me supergolin e Xherdan Shaqirit gjatë verës ndaj Unitedit.

Shaqiri u transferua gjatë verës në Liverpool nga Stoke City, dhe në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Shtete e Bashkuara të Amerikës Shaqiri shënoi një supergol në debutimin e tij me fanellën e kuqe.

Sulmuesi shqiptar pritet të luaj nga fillimi ndaj Unitedit dhe deri më tani ka tre gola dhe dy asistime në 12 paraqitjet e tij në Premierligë.