Liverpooli e fiton betejën me Atleticon, Milani nuk është ende për Champions

Liverpooli e ka fituar betejën me Atletico Madridin, duke triumfuar 3-2 në “Wanda Metropolitano”. Në ndeshjen tjetër, Milani është mposhtur edhe nga Porto, tri ndeshje, tri humbje – Kuqezinjtë nuk janë të zakonshmit në Champions League.

Atletico dhe Liverpooli ka dhuruar spektakël në “Wanda Metropolitano”, sfidë që u mbyll me fitoren e mysafirëve 2-3.

Salah në minutën e 8’ dhe Keita në minutën e 13’ shënuan dy gola të shpejtë për 0-2 që i befasuan vendasit.

Por, Atletico reagoi dhe me dy gola të Antoine Griezmann, në minutat 20 dhe 34, barazuan gjithçka.

Në pjesën e dytë, në minutën e 52’, Griezmann bëri një ndërhyrje të rrezikshme, dhe u përjashtua me të kuq.

Kjo e ndryshoi takimin, pasi në minutën e 76’, mysafirët fituan një penallti të cilën Salah e shndërroi në gol, për t’ia dhuruar tri pikë Liverpoolit.

Porto 1-0 Milan

Ky Milan nuk është për Champions League.

Të besuarit e Stefano Piolit e kanë pësuar edhe humbjen e tretë në po kaq ndeshje në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Milani u mposht 1-0 nga Porto me golin e Diaz në minutën e 67’ dhe kështu Milani mbetet i fundit në renditje, në rrezik edhe për vendin e tretë, që dërgon në Europa League.