Liverpooli e do Dembelen, Barcelona ia tregon çmimin

Ousmane Dembele mund të shkojë te Liverpooli, klubi që mbetet më i interesuar për të.

Ka qenë vet sulmuesi që i ka kërkuar Barcelonës mundësinë që të transferohet te fituesi i Ligës së Kampionëve, lajm që konfirmohet nga mediat angleze.

Drejtuesit e Barcelonës nuk janë kundër këtij transferimi dhe ka mbetur vetëm të gjendet shifra që i kënaq dy klubet.

Barcelona ia ka treguar çmimin edhe Liverpoolit edhe lojtarit, ku është vendosur shifra e 105 milionë eurove.

Dembele është në “Camp Nou” qe dy sezone, por gjithnjë ka gjetur shumë pak hapësira te skuadra e Ernesto Valverdes, shumë shpesh për gabime të tij.